Marrëveshja është arritur: Inter siguron goditjen e madhe

Punë e kryer, Inter siguron goditjen e rradhës në merkato.

Inter është skuadra më aktive në merkato duke zyrtarizuar katër përforcime.

Neroaxurët kanë zyrtarizuar transferimin e Lukakut, Onanas, Mkhitaryan dhe Asllanin, por Marotta nuk e ka ndërmend të ndalet.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter ka arritur marrëveshje me Torinon për transferimin e Gleison Bremer.

Për të konfirmuar edhe më tepër shkrimet e mediave italiane, gazetari i njohur për transferime, Fabrizio Romano, ka shkruar se drejtuesit e Interit dhe të Torinos do të takohen të hënën për ta finalizuar marrëveshjen mes tyre.

Ky operacion do t’i kushtojë Neroaxurëve 30 milionë euro, ndërsa Bremer te Interi do ta zërë vendin e Milan Skriniar, i cili është pranë transferimit te PSG.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here