Belotti ka marrë vendimin: Pas shumë vitesh me Torinon transferohet tek gjiganti italian

Andrea Belotti tashmë nuk ka ndonjë kontratë me Torinon dhe është i lirë që të marrë çfarëdo vendimi për të ardhmen.

Janë përmendur shumë skuadra, mirëpo siç bën të ditur Tuttomercato, përfaqësuesi i Italisë ka vendosur që karierën e tij ta vazhdojë tek Roma.

Në këtë mënyrë Jose Mourinho pas Paulo Dybalas do të arrijë të sigurojë shërbimet e edhe të një tjetri futbollisti cilësorë për skuadrën e tij.

Kujtojmë që Andrea Belotti është pjesë e Torinos prej vitit 2015. Për ‘Demat’ ai ka zhvilluar 270 ndeshje ku ka shënuar 106 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here