Oferta stratosferike ka arritur, Milan Skriniar dhe Denzel Dumfries largohen nga Interi.
Inter ka qenë mjaftë aktiv në merkato duke bërë katër transferime, por tani pritet që drejtuesit të sakrifikojnë një yll për të përmirsuar bilancin financiarë.
Milan Skriniar është lojtari i Neroaxurëve që është i lidhur me një largim nga klubi, por së fundmi listës i është bashkuar edhe Denzel Dumfries.
Interesim të madh për Skriniar ka shfaqur PSG, ndërsa për Dumfries, Manchester United, por sipas raportimeve të fundit një gjigant anglez është përfshirë në garë për dyshen e Interit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea synon transferimin e dyshes së Interit dhe Blutë e Londrës kanë gati madje edhe ofertën prej 95 milionë eurove.
Sipas Calcio Mercato, Neroaxurët janë të joshur nga oferta e Bluve të Londrës dhe bisedimet pritet që të fillojnë së shpejti.