Lëvizje surprizë, Milan transferon yllin e Real Sociedad.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara po punojnë pa pushim për përforcimet e reja dhe në San Siro priten prurje të reja javët në vijim.
Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Divock Origit dhe janë pranë transferimit të Charles De Ketelaere, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar një emër të ri në shënjestrën e Maldinit.
Calcio Mercato, shkruan se Milan është futur në garë për transferimin e Adnan Januzaj, i cili është lojtarë i lirë.
Januzaj nuk e rinovi kontratën me Real Sociedad, ndërsa në garë për të janë Napoli dhe Everton.
Maldini e sheh Januzaj si një përforcim ideal për vijën e sulmit, pasiqë 27-vjeçari mund të luaj nga të dy krahët e sulmit.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Milan është favorit për të siguruar shërbimet e Januzaj, shkruan Calcio Mercato.