Bombë nga Spanja: Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Spanja, Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A!

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i përfolur këtë merkato, pasiqë dëshiron largimin nga Manchester United dhe portugezi është lidhur me disa klube.

Chelsea, Barcelona, Bayerni Mynihut, Atletico Madrid dhe Roma janë skuadrat me të cilat ishte i lidhur portugezi, por të gjitha ia kanë mbyllur derën 37-vjeçarit.

E përditshmja spanjolle AS, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Napoli nuk ia ka mbyllur derën transferimit të Ronaldos në Maradona Stadium.

De Laurentis dhe Mendes pritet të zhvillojnë një takim së bashku për të diskutuar për transferimin e Cristiano Ronaldos. Në Napoli ata duan ta bëjnë Maradonan e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here