Skuadra e Roma është pranë finalizimit të një tjetër blerje të bujshme në merkato.
Pas Dybala e Wijnaldum, te skuadra verdhekuq pritet të mbërrijë gjatë javës së ardhshme edhe mbrojtësi Erik Bailly, që luan me Manchester United.
Lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ten Hag, ndaj është në listën e futbollistëve që do të largohen në merkarton e verës.
Bisedimet mes Roma dhe United janë kryer në heshje dhe pa shumë zhurmë, me miratimin edhe të trajnerit Jose Mourinho.
Ai ka dhënë “OK”-in për këtë transferim, pasi e njeh mirë lojtarin nga Bregu i Fildishtë, që dikur e ka stërvitur në “Old Trafford”.
Ndaj, për Roma kjo shihet si një blerje e rëndësishme, me trajnerin portugez që gjen mbrojtësin e qendrës që ai kaq shumë kërkonte.