Oferta prej 100 milionë eurove ka arritur: Nicolo Barella largohet nga Interi

Oferta stratosferike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi!

Ylli i Interit, Nicolo Barella është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin dhe interesimi për të është i madh.

Barella u transferua te Interi në vitin 2020 nga Cagliari për 32 milionë euro dhe menjëherë arriti të shndërrohet në një lojtarë kyç te Neroaxurët.

25-vjeçari ka luajtur 134 ndeshje me fanellën e Interit, ka realizuar 11 gola dhe 34 asistime dhe ka fituar Scudetton, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Interesim për Barellan kanë shfaqur gjigantët europian si Liverpool, Manchester United dhe Real Madrid, por drejtuesit e konsiderojnë 25-vjeçarin si të paprekshëm.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se ky sezon është sezoni i fundit i Barellas me Interin, pasiqë verën e ardhshme do të largohet nga Meazza.

Real Madridi e ka piketuar italianin si zëvendësuesin ideal të Toni Kroos dhe Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e Barellas.

Te Interi janë të hapur për shitjen e Barellas verën e ardhshme dhe marrëveshja sipas të gjitha gjasave do të realizohet në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here