Giallorosët kanë gati goditjen e rradhës.
Roma është padyshim mbreti i merkatos në Itali. Giallorosët kanë siguruar shërbimet e Dybalas, Celik, Matic, Svilar dhe Wijnaldum, ndërsa së shpejti pritet edhe afrimi i Andrea Belottit.
Por Mourinho nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Special One ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Victor Lindelof.
Suedezi është opsioni i katërt në mbrojtje dhe dëshiron largimin nga Old Trafford. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.
Lindelof ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 20 milionë euro, por Giallorosët janë të bindur se mund ta transferojnë për një shifër më të ulët.