Scudetto do të mbetet në San Siro: Zbulohet transferimi i madh i Milanit për fundin e merkatos

Milan ka gati goditjen e rradhës në merkato.

Milan ka arritur të sigurojë shërbimet e Divock Origit dhe Charles De Ketelaere gjatë këtij afati kalimtari dhe në San Siro pritet më së paku edhe një tjetër përforcim.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan ka riaktivizuar interesimin për Hakim Ziyech.

Rosonerët e kërkojnë me ngulm marokenin dhe sipas Calcio Mercato, kanë rifilluar bisedimet mes klubeve.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Chelsea dhe janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje me Blutë e Londrës për Ziyech.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here