Biankonerët përsëri për shopping në Artemio Franchi.
Fiorentina dhe Juventus do të përballen në fundjavë në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
Juventus urrehet nga tifozët e Fiorentinës, pasiqë Biankonerët ia kanë rrëmbyer disa yje Violës.
Futbollisti i fundit i cili u transferua te Juventusi nga Fiorentina është Dusan Vlahovic, por duke se tradita nuk do të ndërpritet.
Calcio Mercato, shkruan se Juventus synon transferimin e një tjetër ylli nga Fiorentina dhe se bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian, Igor Julio.
Braziliani pëlqehet nga Allegri dhe drejtuesit e klubeve pritet të zhvillojnë një takim para ndeshjes.
Biankonerët janë të gatshëm që t’ia ofrojnë Fiorentinës kartonin e Daniele Ruganit dhe 10 milionë euro për Igor.