Giallorosët nuk kanë të ndalur.
Roma ishte mbreti i meraktos në Itali duke siguruar shërbimet e Dybalas, Wijnaldum, Matic, Svilar, Celik dhe Belottit.
Skuadra e Mourinhos renditet në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Napolin pas tre ndeshjeve të zhvilluara.
Edhe pse merkato përfundoi, Tiago Pinto ka filluar të punojë për merkaton e janarit dhe madje kanë siguruar përforcimin e parë.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Roma ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Bodo Glimt, Ola Solbakken.
Giallrosoët kishin synim ta transferonin gjatë verës sulmuesin e ri, por mbetja në skuadër e Eldor Shomurudov i prishi planet.
22-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos në janar si transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Bodo/Glimt skadon më 31 dhjetor.
Anëtari i Bodo/Glimt ishte në listën e disa skuadrave të njohura evropiane si Roma, Atalanta, Napoli, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, Monaco e Eintracht Frankfurt.