Rosonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milan mbrëmë triumfoi në Derby della Madonnina ndaj Interit me rezultat 3-2.
Ndeshja u dominua kryesisht nga Rosonerët dhe Pioli e dëshmoi edhe njëherë se është trajner fantastik.
RedBird dëshiron ta shpërblejë Piolin për punën që po bën dhe kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, shkruan se Cardinale i ka dhënë dritën jeshile Paolo Maldinit për transferimin e Gerard Deulofeut nga Udinese.
Krahu i djathtë i Milanit në sulm, konsiderohet si pika më e dobët e skuadrës dhe Deulofeu do të ishte përforcimi ideal.
Spanjolli mund të luaj nga të dy krahët e sulmit, ndërsa për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 15 milionë euro.
Deulofeu ka realizuar 1 gol dhe 3 asistime në 5 ndeshje të luajtura këtë sezon.