Hakan Calhanoglu bën gati valixhet, Marotta ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Inter u mposht të shtunën nga Milani në Derby della Madonnina me rezultat 3-2.
Skuadra e Inzaghit zhgënjeu me paraqitjen në derbi, ndërsa më i dobëti në fushë ishte Hakan Calhanoglu.
Mesfushori turk gaboi rëndë te goli i parë i Milanit duke pasuar gabimisht te Sandro Tonali.
Te Interi janë të gatshëm ta shesin Calhanoglun në merkaton e janarit, pasiqë interesim për të ka shfaqur Newcastle.
Neroaxurët pritet të arkëtojnë 30 milionë euro nga shitja e Calhanoglut dhe në vend të tij Inzaghi ka kërkuar transferimin e Luis Albertos.
Për kartonin e spanjollit Inter do të duhet të ofrojë 20 milionë euro dhe bisedimet pritet që të fillojnë në dhjetor.