Lajm bombastik nga Italia, Milan transferon yllin e Juventusit në merkaton e janarit.
Milan mbrëmë triumfoi ndaj Sampdorias në transfertë me rezultat 1-2, ndërsa golashënues ishin Messias dhe Giroud.
Rosonerët renditen në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Napolin dhe javën tjetër do të përballen pikërisht me Napoletanët për kreun e tabelës.
Edhe pse skuadra e Piolit po bën paraqitje të mira, Maldini dhe Massara po punojnë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Juan Cuadrados në merkaton e janarit.
Kolumbiani është në vitin e fundit të kontratës me Juventusit dhe për Biankonerët afati kalimtar i janarit do të jetë mundësia e fundit për të përfituar para nga largimi i tij.
Rosonerët e shohin Cuadradon si një përforcim ideal për krahun e djathtë, pasiqë mund të luaj në mbrojtje, sulm dhe mesfushë.
Ky operacion pritet ti kushtojë Rosonerëve 5 milionë euro, ndërsa bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë në dhjetor, shkruan Calcio Mercato.