Bombë: Agnelli shkarkon Allegrin, Juventusi ka trajner të ri

Agnelli humbet durimin, Allegri largohet nga Juventusi.

Juventus mbrëmë u mposht nga Benfica me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së dytë të grupit H në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Allegrit zhgënjeu përsëri me paraqitjen në fushë dhe sipas raportimeve të fundit Agnelli ka vendosur që ta shkarkojë 55-vjeçarin.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se drejtimin e Juventusit do ta merr Zinedine Zidane.

Zidane ka luajtur për Juventusin nga viti 1996 deri në vitin 2001 para se të transferohej te Reali.

Me fanellën e Biankonerëve ka realizuar 31 gola dhe 50 asistime, ndërsa për momentin është pa angazhim.

Mediat italiane, shkruajnë se francezi është i gatshëm ta merr drejtimin e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here