Bomba e janarit: Camavinga huazohet në Serie A

Lajm bombastik, Eduardo Camavinga transferohet në Serie A.

Mesfushori francez, Eduardo Camavinga mund të largohet nga Reali, pasiqë nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër.

Reali e bleu Camavingan vitin e kaluar për 31 milionë euro nga Rennes dhe në sezonin e tij të parë me Los Blancos arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon Camavinga ka luajtur vetëm 340 minuta dhe drejtuesit e Realit janë të hapur për huazimin e tij në merkaton e janarit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Juventus do të duelojnë në merkaton e janarit për huazimin e francezit.

Rosonerët shihen si favorit, pasiqë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin, por edhe për faktin se Camavinga do të ishte titullar i padiskutueshëm në San Siro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here