Maldini përsëri për shopping në Camp Nou.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për merkaton e janarit edhe pse skuadra ka rezultate të shkëlqyeshme në fushë.
Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori dhe një sulmuesi për krahun e djathtë.
Objektivi kryesorë i Rosonerëve në merkaton e janarit është transferimi i një sulmuesi për krahun e djathtë.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se pas Dest, Milan synon transferimin e Ferran Torres nga Barcelona.
Torres nuk po arrin ta gjejë formën e duhur në Camp Nou, ndërsa me ardhjen e Lewandowskit ka rënë në plan të dytë.
Spanjolli dëshiron më tepër minuta dhe Milan synon huazimin e tij në merkaton e janarit.