Bomba e janarit: Një yll dhe 50 milionë euro, Vlahovic largohet nga Juventusi

Oferta tunduese ka arritur, Dusan Vlahovic bën gati valixhet.

Juventus e ka nisur në mënyrë katastrofale sezonin dhe pas gjashtë xhirove në Serie A, Biankonerët renditen në pozitën e 8-të, ndërsa në Champions League kanë pësuar dy humbje.

Njëri nga lojtarët që po zhgënjen te Juventusi këtë sezon është edhe Dusan Vlahovic, i cili u transferua te Zonja e Vjetër në janar të këtij viti për 81 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United synon transferimin e Dusan Vlahovic në merkaton e janarit.

Djajtë e Kuq madje kanë gati edhe ofertën tunduese për Juventusin. United do tia ofrojë Biankonerëve 50 milionë euro dhe kartonin e Anthony Martial.

Mbetet ta shohim nëse Agnelli do ta pranojë ofertën e United. Në rast se Vlahovic largohet, Juventus ka piketuar zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për qendërsulmuesin e Lille, Jonathan David.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here