Kaos në Olimpico: Mourinho sulmon gjyqtarin brenda fushës (VIDEO)

Kaos në minutën e 57-të në ndeshjen që po zhvillohet në Olimpico mes Roma-s dhe Atalanta-s, e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit italian.

Nicolo Zaniolo ka pretenduar për një penallti pasi është rrëzuar nga një kundërshtar në zonën e rreptësisë së zikaltërve.

 


Arbitri ka dhënë fillimisht goditje dënimi jashtë zone dhe më pas e ka ndryshuar vendimin në faull në sulm pasi pamjet kanë treguar se faulli ishte shkaktuar nga lojtari i Roma-s.

Një vendim ky që ka acaruar trajnerin Jose Mourinho, i cili është futur në fushën e lojës për t’u ballafaquar me arbitrin e ndeshjes, me këtë të fundit që e ka ndëshkuar portugezin me karton të kuq.

&nbsp

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here