E bujshme: Spinazzola transferohet te gjiganti italian në merkaton e janarit

Leonardo Spinazzola largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

Leonardo Spinazzola ishte njëri nga lojtarët që spikati me Italinë në Europian, por 29-vjeçari pësoi një lëndim të rëndë që e la atë jashtë fushave për 4 muaj.

Por Spinazzola është rikuperuar nga dëmtimi dhe tani është njëri nga lojtarët kyç në skuadrën e Mourinhos.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Spinazzolas në merkaton e janarit.

Biankonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe sipas raportimeve të fundit objektivi kryesorë është Spinazzola.

Spinazzola ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 20 milionë euro.

Zonja e Vjetër është e gatshme ta paguaj këtë shumë dhe bisedimet me Romën pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Calcio Mercato.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here