Bisedimet kanë filluar, Hakim Ziyech nga janari te gjiganti italian!
Hakim Ziyech ishte njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë merkatos së verës.
Sulmuesi maroken nuk po luan te Chelsea dhe gjatë verës ishte i lidhur me një transferim te Milani, por në fund mbeti në Stamford Bridge.
Sipas raportimeve të fundit, Ziyech në janar do të huazohet në Serie A, por jo te Milani.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter ka nisur bisedimet me Chelsea për huazimin e Ziyech.
Neroaxurët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Blutë e Londrës dhe në janar Ziyech sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën zi kaltër.