Zhang hap thesin: Inter transferon yllin Udineses për 20 milionë euro, nuk është Beto!

Lajm i bujshëm nga Italia, Inter transferon yllin e Udineses.

Inter ka arritur të dalë nga kriza e rezultateve duke marrë dy fitore dhe një barazim në tre ndeshjet e fundit.

Neroaxurët barazuan ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe tani duhet vetëm ta mposhtin Victoria Plzen për tu kualifikuar tutje në Champions League.

Përveç paraqitjeve të mira në fushë në ditët e fundit, Marotta po punon për përforcimet e rradhës në merkato.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e qendërmbrojtësit të Udineses, Jaka Bijol.

Neroaxurët e kanë piketuar sllovenin si pasardhësin ideal të De Vrij, i cili pritet të largohet nga Meazza në fund të sezonit.

Udinese e bleu Bijol nga CSKA e Moskës për 4 milionë euro dhe 23-vjeçari ka arritur të përshtatet menjëherë në Itali.

Bijol ka luajtur 7 ndeshje këtë sezon duke realizuar edhe 2 gola dhe falë paraqitjeve të mira ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian.

Udinese është e gatshme ta lërë të lirë Bijol për 20 milionë euro, shifër të cilën Neroaxurët janë të gatshëm ta paguajn.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here