Po shkëlqen në Champions: Ferran Jutgla transferohet te gjiganti italian

Ferran Jutgla drejt transferimit në Serie A.

Sulmuesi spanjoll, Ferran Jutgla po shkëlqen te Club Brugge këtë sezon duke realizuar 8 gola dhe 5 asistime në 15 ndeshje të luajtura.

Jutgla ka realizuar 2 gola dhe 2 asistime në Champions League, ndërsa Club Brugge e bleu 23-vjeçarin nga Barcelona për vetëm 5 milionë euro.

Falë paraqitjeve të mira, Jutgla ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe sipas Calcio Mercato, spanjolli verën e ardhshme mund të transferohet në Serie A.

Calcio Mercato, shkruan se Inter synon transferimin e Ferran Jutglas verën e ardhshme.

Neroaxurët e kanë piketuar spanjollin si pasardhësin ideal të Edin Dzekos, i cili do të largohet nga Meazza në fund të sezonit.

Për kartonin e Jutglas, Inter do të duhet të paguaj 15 milionë euro, shifër të cilën Neroaxurët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Club Brugge.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here