Pronarët e rinj hapin thesin: Inter transferon yllin 50 milionësh

Beppe Marotta ka gati përforcimin e madh për verën e ardhshme.

Interi në shitje! Ky ishte kryelajmi ditën e djeshme në mediat sportive. “Financial Times” konfirmoi skenarët e lidhur me shitjen e klubit nga Zhang.

Përvoja e gjigantit kinez Suning në krye të kompanisë mund të jetë në fund. Tema u trajtua edhe në TV PLAY, ku konfirmuam se kërkesa e Zhang kalon një miliard euro.

Interesim për ta blerë Interin, kanë shfaqur një fond Amerikan, një fond nga Emiratet e Bashkuara dhe Ernesto Bertarelli, njeriu i tretë më i pasur në Zvicër.

Me pronarët e rinj, Interi pritet të bëjë përforcime të mëdha verën e ardhshme dhe Beppe Marotta ka piketuar goditjen e parë.

Calcio Mercato, shkruan se Marotta synon që verën e ardhshme ta transferojë te Interi qendërmbrojtësin e Manchester United, Raphael Varane.

Varane u transferua te United, si përforcim i madh, por nuk po arrin ta gjejë formën e duhur dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet.

Për të siguruar shërbimet e tij, Inter do të duhet të paguaj 40 milionë euro, ndërsa Varane do të ishte pasardhësi ideal i Skriniar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here