Sipas raportimeve të fundit, Milan dhe Atletico Madrid kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes tyre.
Muajt e fundit është raportuar për largimin e Samu Castillejos nga San Siro. Spanjolli e ka humbur vendin e titullarit, pas ardhjes së Saelemaekers dhe Rosonerët janë të gatshëm ta shesin atë.
Interesim për Castillejon ka shfaqur Atletico, ndërsa Rosonerët kanë piketuar dy lojtarë të Atleticos për një shkëmbim të mundshëm.
I pari është Hector Herrera. Milan ka shfaqur edhe më parë interesim për Herreran para se të transferohej te Atletico dhe afrimi i tij do të ishte një përforcim i rëndësishëm për vijën e mesfushës.
Savic gjithashtu do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Milanin, pasiqë e njeh mjaftë mirë kampionatin italian dhe Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.