Lajm bombastik, Milan transferon yllin e Romës.
Milan nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe Rosonerët janë 8 pikë larg Napolit në vend të parë.
Drejtuesit kanë filluar të punojnë për merkaton e janarit, por edhe për verën e ardhshme.
Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan verën e ardhshme synon transferimin e Tammy Abraham.
Abraham sezonin e kaluar realizoi 24 gola dhe 5 asistime, ndërsa këtë sezon ka një rënie në formë duke realizuar vetëm 4 gola.
Sipas mediave italiane, Abraham nuk ka marrëdhënie të mira me Mourinhon dhe dëshiron largimin nga Roma.
Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe transferimi i Abraham është objektivi kryesorë për verën e ardhshme.
Milan do të ofrojë 60 milionë euro për kartonin e Abraham, 20 më tepër sesa që Roma kishte paguar për anglezin.