Një yll dhe 30 milionë euro: Nicolo Barella transferohet te Reali

Shkëmbim spektakolar, Nicolo Barella transferohet në Santiago Bernabeu.

Nicolo Barella është njeriu i momentin te Interi këtë sezon. Mesfushori italian po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 6 gola dhe 6 asistime në 20 ndeshje të luajtura.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por ky sezon mund të jetë i fundit për të në Meazza, pasiqë disa gjigantë europian synojnë transferimin e tij verën e ardhshme.

Reali i Madridit është skuadra që ka shfaqur më së shumti interesim për Barellan dhe sipas raportimeve të fundit Los Blancos kanë gati ofertën joshëse për Interin.

Sipas Calcio Mercato, Reali do tia ofrojë Interit kartonin e Eduardo Camavingas dhe 30 milionë euro në këmbim të Barellas.

Camavinga do ta zinte vendin e Barellas te Neroaxurët, por drejtuesit e Interit preferojnë një ofertë në formë parash.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here