Punë e kryer, Milan ka siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Naby Keita.
Mesfushorit francez i skadon kontrata me Reds në fund të sezonit dhe klubet kanë rënë dakord për shifrën e 10 milionë eurove.
Liverpooli e bleu Keitan për 60 milionë euro nga RB Leipzig, por francezi nuk arriti asnjëherë të ambientohet në Anfield.