BOMBË: Inter ka pronarë të rinj, zbulohen detajet e marrëveshjes👇🏻

Merr fund epoka Suning, Inter ka pronarë të rinj.

Inter ka arritur të rikthehet në majat e futbollit italian pas blerjes së klubit nga ana e Suning.

Kompania kineze bleu pjesën më të madhe të aksioneve në vitin 2016 dhe në vitin 2021 Inter arriti të shpallet kampion në Serie A, pas 11 viteve.

Edhe përkundër këtij suksesi, Suning po përballet me probleme të shumta financiare dhe sipas raportimeve të fundit Inter tashmë ka pronarë të rinj.

Gazetari i njohur italian, Luca Momblano ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar  se Suning ka rënë dakord me fondin Arab PIF (Fondi Saudit i Investimeve Publike) për shitjen e Interit.

Marrëveshja është e vlefshme 1.2 miliardë euro dhe do të zyrtarizohet në Prill të vitit 2023.

Fondi Arab PIF është pronar i Newcastle United dhe kanë arritur ta rikthejnë menjëherë klubin në majat e futbollit anglez.

Lajmi për blerjen e Interit nga fondi Arab ka entuziazmuar tifozët e Neroaxurëve të cilët kanë filluar të ëndërrojnë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here