Mateo Kovacic rikthehet në Serie A.
Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovacic po spikat me Kroacinë në Botëror duke arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Te Chelsea, Kovacic ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon duke realizuar 1 gol dhe 1 asistim, ndërsa kontrata me Blutë e Londrës i skadon në vitin 2024.
Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Kovacic mund të rikthehet në Serie A falë një super shkëmbimi.
Sipas mediave angleze, Chelsea e ka piketuar sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic si përforcimin ideal për vijën e sulmit.
Blutë e Londrës janë të gatshëm që në verë tia ofrojnë Juventusit kartonin e Kovacic dhe 50 milionë euro në këmbim të Vlahovic.
Biankonerët janë të hapur për ofertën e Chelsea dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.
Kovacic ka luajtur më parë në Serie A me fanellën e Interit nga viti 2013 deri në vitin 2015.