Rosonerët kanë gjetur pasardhësin e Leaos.
Sulmuesi portugez, Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të kërkuar për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.
Leao u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar pas titullit të fituar me Rosonerët, ndërsa këtë sezon ka realizuar 9 gola dhe 10 asistime në 31 ndeshje.
Portugezit i skadon kontrata me Milanin në vitin 2024 dhe verën e ardhshme pritet që të largohet nga San Siro.
Milan do të arkëtojë më së paku 100 milionë euro nga shitja e tij dhe sipas raportimeve të fundit Rosonerët kanë gjetur pasardhësin e tij.
Calcio Mercato, shkruan se Milan e ka piketuar sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Martinelli, si pasardhësin ideal të Leaos.
Sulmuesi brazilian ka realizuar 5 gola dhe 2 asistime për Arsenalin këtë sezon, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.
Për të siguruar shërbimet e tij, Milan do të duhet të shpenzojë verën e ardhshme 60 milionë euro.