Po shkëlqen në Botëror: En-Nesyri transferohet në Serie A

Youssef En-Nesyri te gjiganti italian!

Kombëtarja e Marokut është surpriza e këtij Botërori. Maroku ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale duke e mposhtur Portugalinë e Ronaldos.

Heroi i Marokenëve ndaj Portugalisë ishte Youssef En-Nesyri i cili realizoi golin e fitores me një super kërcim me kokë.

Nesyri ka realizuar dy gola në këtë Botëror dhe sipas raportimeve të fundit marokeni në janar mund të transferohet në Itali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e En-Nesyrit.

Neroaxurët janë të gatshëm t’ia ofrojnë në këmbim Sevillas kartonin e Joaquin Correas, për të cilin skuadra spanjolle ka shfaqur interesim.

Andaluzianët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë pas përfundimit të Botërorit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here