Një tjetër tradhëti në kampin e Milanit.
Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021, kur vendosi që të largohet nga Milani dhe ti bashkohet Interit.
Calhanoglu u largua nga Milani pas katër sezoneve me fanellën e Rosonerëve dhe u transferua te Interi me parametra zero.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se rasti Calhanoglu mund të përsëritet në verë.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon huazimin e Tiemoue Bakayokos në merkaton e verës.
Bakayoko është i huazuar te Milani, por Rosonerët nuk planifikojnë ta blejnë kartonin e tij nga Chelsea.
Francezi nuk bën pjesë as në planet e Chelsea dhe Inter është gati të përfitojë nga kjo mundësi.