Marrëveshja është arritur: Ounahi transferohet në Serie A

Bomba e janarit, Azzedine Ounahi te gjiganti italian.

Kombëtarja e Marokut ishte surpriza më e madhe e Botërorit në Katar. Maroku arriti të kualifikohet në gjysmëfinale duke eleminuar kombëtare si Spanja dhe Portugalia.

Futbollistët maroken shkëlqyen në Botëror dhe disa prej tyre kanë përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu me Marokun në Katar, ishte mesfushori i Angers, Azzedine Ounahi.

Ounahi ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse me Marokun në Botëror dhe në janar 22-vjeçari pritet ta bëjë transferimin e karrierës.

Ditët e fundit është raportuar për interesimin e Barcelonës dhe Atletico Madridit për Ounahi, mirëpo marokeni ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Itali.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Napoli dhe Angers kanë arritur marrëveshje për transferimin e Ounahit.

Napoletanët do të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e Ounahit dhe tani mbetet të finalizohen detajet e kontratës me 22-vjeçarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here