Shkëmbim spektakolar: Vlahovic në Camp Nou, ylli i Barcelonës te Juventusi

Juventus dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.

Juventus e bleu Vlahovic për 81 milionë euro në janar të këtij viti nga Fiorentina, por 22-vjeçari nuk po bind me paraqitjet e tij.

Vlahovic ka luajtur 18 ndeshje dhe ka realizuar 8 gola për Biankonerët, por drejtuesit kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus ia ka ofruar kartonin e Vlahovic Barcelonës, në këmbim të Ousmane Dembele.

Dembele e ka gjetur formën e duhur që nga emërimi i Xavit si trajner, ndërsa kontrata me Blaugranët i skadon në vitin 2024.

Në rast se Barcelona nuk arrin marrëveshje me Dembelen për rinovimin e kontratës, Blaugranët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here