Lautaro bën gati valixhet, Inter ka gjetur dy super sulmues.
Serie A do të rikthehet javën e ardhshme, ndërsa Inter do të përballet me Napolin në kuadër të xhiros së 16-të.
Neroaxurët nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Sipas raportimeve të fundit nga Calcio Mercato, Inter është duke konsideruar shitjen e Lautaros verën e ardhshme.
Neroaxurët do të arkëtojnë më së paku 80 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa Marotta ka piketuar dy super sulmues.
Calcio Mercato, shkruan se Inter synon transferimin e dyshes Marcus Thuram-Memphis Depay.
Neroaxurët kanë arritur marrëveshje personale me Marcus Thuram dhe francezi do të transferohet në Meazza me kosto zero.
Depay gjithashtu verën e ardhshme do të jetë futbollist i lirë dhe Marotta synon që të arrijë marrëveshje me holandezin në merkaton e janarit.