E bujshme nga Italia, Beto bën transferimin e karrierës.
Sulmuesi portugez, Beto po shkëlqen këtë sezon me Udinesen duke realizuar 6 gola në 18 ndeshje të luajtura, ndërsa sezonin e kaluar realizoi 13 gola.
Udinese e bleu Beto-n nga Portimonese për 10 milionë euro, por 24-vjeçari ka arritur menjëherë të ambientohet në Serie A.
Falë paraqitjeve të mira ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian dhe sipas raportimeve të fundit Beto duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Dacia Stadium.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan e ka piketuar Beto-n si lojtarin ideal për të ardhmen e sulmit.
Rosonerët e kanë piketuar Beto-n si zëvendësuesin ideal të Olivier Giroud, pasiqë francezi është drejt fundit të karrierës.
Beto ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2026 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të shpenzojë 15-20 milionë euro.