Një yll dhe €20m: Bastoni transferohet te Reali

Shkëmbim spektakolar, Alessandro Bastoni transferohet në Madrid.

Qendërmbrojtësi italian, Alessandro Bastoni është i lidhur me një largim nga Interi, pasiqë kontrata me Neroaxurët i skadon në vitin 2024.

Bastoni ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon për Interin dhe ka bërë 4 asistime, ndërsa interesim për të kanë shfaqur disa gjigantë europian.

Sipas Calcio Mercato, Real Madridi është përfshirë në garë për Bastonin, pasiqë Ancelotti e dëshiron 23-vjeçarin në skuadrën e tij.

Calcio Mercato, shkruan se Los Blancos kanë gati ofertën joshëse për Interin. Reali do tia ofrojë Interit kartonin e Ferland Mendy dhe 20 milionë euro në këmbim të Bastonit.

Neroaxurët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe Mendy do të ishte një super përforcim.

Në rast se Inter nuk arrin marrëveshje me Bastonin për rinovimin e kontratës, Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Realit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here