Bomba e janarit, Franck Kessie rikthehet në Milano.
Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur muajt e fundit.
Kessie u transferua te Barcelona me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.
Por ivoriani nuk a ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Barcelona dhe në sezonin e ri ka luajtur vetëm 661′ minuta, duke realizuar 1 gol.
Zërat për rikthimin e tij në Serie A, sa vijnë e shtohen, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Kessie mund të rikthehet në Itali falë një super shkëmbimi në merkaton e janarit.
Sipas Calcio Mercato, Barcelona do t’ia ofrojë Interit kartonin e Kessie në këmbim të Marcelo Brozovic.
Mesfushori kroat pëlqehet shumë nga Xavi dhe vlera e të dy futbollistëve në treg është e përafërt (30 milionë euro).
Brozovic është 30-vjeç ndërsa kontrata me Neroaxurët i skadon në vitin 2022, por drejtuesit nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni, pasiqë Kessie 26-vjeç.