Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet Interit.
Calhanoglu e ka nisur mirë sezonin e ri duke realizuar 5 gola dhe 6 asistime në 26 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe interesimi për të është i madh.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin Calhanoglun në merkaton e verës.
Calhanoglu futet në vitin e fundit të kontratës dhe për Neroaxurët merkato e verës është mundësia e fundit për të arkëtuar para nga shitja e tij.
Interesim për Calhanoglun ka shfaqur Newcastle dhe nga shitja e turkut Inter do të arkëtojë 30 milionë euro.
Marotta nga ana tjetër e ka gjetur zëvendësuesin e Calhanoglut me parametra zero.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Real Madrid, Dani Ceballos, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Ceballos ka luajtur vetëm 383′ minuta këtë sezon dhe në verë do të largohet nga Reali si futbollist i lirë.