Bomba e janarit, Reali dhe Juventusi shkëmbejnë yjet e tyre.
Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit.
Vlahovic është i lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër një vit pas transferimit të tij në Torino.
Juventus e bleu Vlahovic në Janarin e vitit 2022 për 81.6 milionë euro, por sulmuesi 22-vjeçar nuk po bind me paraqitjet e tij.
Interesim për Vlahovic ka shfaqur Arsenali, por në garë është përfshirë edhe Real Madrid dhe Los Blancos kanë gati ofertën joshëse për Biankonerët.
Reali është i gatshëm t’ia ofrojë Juventusit kartonin e Antonio Rudiger dhe 40 milionë euro në këmbim të Vlahovic.
Rudiger do të ishte zëvendësuesi ideal i Bonuccit dhe Biankonerët janë të hapur për këtë operacion.