E bujshme, Ademola Lookman te gjiganti italian.




Sulmuesi nigerian, Ademola Lookman ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij këtë sezon.




Atalanta e bleu 25-vjeçarin verën e shkuar nga RB Leipzig për 9 milionë euro dhe Lookman ka realizuar 11 gola në 18 ndeshje të luajtura këtë sezon.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Lookman në merkaton e verës.




Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit pasiqë, Vlahovic dhe Di Maria pritet të largohen nga skuadra.




Lookman është përforcimi i duhur, pasiqë mund të luaj nga të dy krahët e sulmit, por edhe si qendërsulmues.




Përveç aftësive në fushë, Lookman kushton 30 milionë euro dhe ka pagë prej 2.5 milionë eurove në sezon, që e bën transferimin e tij të lehtë për tu realizuar.



