Shkëmbim spektakolar: Vlahovic në Camp Nou, ylli i Barcelonës te Juventusi

Lajm bombastik, Juventus dhe Barcelona shkëmbejnë yjet e tyre.

Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit.

Vlahovic u transferua te Juventusi vitin e kaluar për 80 milionë euro, por nuk po arrin të ambientohet te Zonja e Vjetër dhe drejtuesit janë të hapur për shitjen e tij.

Interesim për Vlahovic kanë shfaqur disa gjigantë europian, ndërsa garës së fundmi i është bashkuar edhe Barcelona.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Vlahovic mund të transferohet në Camp Nou falë një super shkëmbimi.

Blaugranët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Juventusit kartonin e Ferran Torres dhe 30 milionë euro në këmbim të Vlahovic.

Torres nuk po gjen formën e duhur në Camp Nou dhe Juventus është njëra nga skuadrat që ka shfaqur interesim për sulmuesin spanjoll.

Biankonerët janë të hapur për këtë shkëmbim, por operacioni pritet të realizohet në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here