Asgjë nga Zaniolo: Milan transferon një tjetër yll

Asgjë nga transferimi i Zaniolos, Milan nis sulmin për një tjetër yll.

Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar dy humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.

Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe janë të gatshëm të transferojnë më së paku një yll gjatë këtij afati kalimtar.

Ditët e fundit është spekuluar për transferimin e Nicolo Zaniolos në San Siro, por kërkesat e larta të Romës kanë bërë që operacioni të dështojë.

Calcio Mercato, shkruan se Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Chelsea, Hakim Ziyech. Marokeni nuk bën pjesë në planet e Chelsea dhe dëshiron largimin nga Stamford Bridge.

Milan synon huazimin e Ziyech me opsion blerjeje dhe marrëveshja pritet të arrihet ditët në vijim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here