Ofertë e çmendur: Banka më e madhe në botë do të investojë në Serie A

Sytë e Wall Street te Seria A.

Këtë e ka zbuluar “Bloomberg”, sipas së cilit, “Goldman po mendon të financojë kategorinë kryesore të futbollit italian”. Burimi i respektuar amerikane ka shkruar:

“Financat në vështirësi të Serisë A kanë pësuar braktisje dhjetë vjeçare” dhe se banka amerikane, që “zhvillon një rol të rëndësishëm në financimin e futbollit europian” duket se është gati të investojë deri në 1 miliard euro.

Një mundësi e madhe ndërsa nuk po ndalen polemikat në lidhje me çështjen e fitimeve fiktive, me La Liga-n që është hedhur në sulm në orët e kaluara nëpërmjet fjalëve të Head of Relations ëith International Sports Associations, Javier Morente.

Në këtë projekt duket se është i interesuar një tjetër institut prestigjioz financiar njujorkez, JP Morgan. Objektivi duket se është ai për të krijuar një media company për të drejtat tv që të hedhë bazat për lindjen e një kanali të ardhshëm të Lega-s.

Kjo ofertë kthen në memorie atë të CVC, të hedhur në tavolinë në 2020-ën nga presidenti i asaj kohe i Lega-s A Paolo Dal Pino. U refuzua. Mbetet për t’u kuptuar nëse JP Morgan dhe Goldman Sachs do të donin të hynin në kapitalin e media company. Një detaj aspak i parëndësishëm në këndvështrimin e asamblesë të Serisë A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here