Cardinale hap thesin, Milan ka gati goditjen e madhe.




Milan sot është turpëruar në San Siro duke u mposhtur nga Sassuolo me rezultat 2-5.




Rosonerët e kanë nisur vitin 2023 në mënyrë katastrofale duke marrë vetëm një fitore në 7 ndeshje të luajtura.




Skuadra e Piolit ka pranuar 9 gola në dy ndeshjet e fundit dhe kjo është hera e parë në historinë e klubit që skuadra ka pësuar më tepër se katër gola në dy ndeshje rradhazi.




Rezultatet e dobëta janë të pa tolerueshme për drejtuesit e Rosonerëve dhe sipas raportimeve të fundit Maldini ka nisur sulmin për të siguruar përforcimin e madh.




Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan do ta transferojnë yllin e Manchester Cityt, Joao Cancelo.




Rosonerët kanë kontaktuar agjentin e Cancelos, Jorge Mendes, për ta huazuar portugezin deri në fund të sezonit. Cancelo ka rënë në plan të dytë te City dhe dëshiron largimin nga Etihad.



