Lajm i bujshëm nga Italia, Renato Sanches transferohet në Serie A.
Mesfushori portugez, Renato Sanches, ishte mjaftë i përfolur gjatë verës së kaluar, pasiqë ishte i lidhur me një transferim te Milani.
Sanches në fund vendosi që t’i bashkohet PSG, por nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Parkun e Princave.
Sanches ka luajtur vetëm 602′ minuta me Parisienët këtë sezon, ku edhe ka realizuar 2 gola.
Portugezi nuk është i lumtur në Parkun e Princave dhe në verë dëshiron largimin, ndërsa nga kjo situatë kërkon të përfitojë gjiganti italian.
Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e Sanches në merkaton e verës. Rosonerët janë në krizë rezultatesh dhe në verë pritet një revolucion në San Siro.
Sanches ka kontratë me PSG deri në vitin 2027 dhe nuk përjashtohet edhe mundësia e huazimit, shkruan Calcio Mercato.