BOMBË: Gundogan transferohet në Serie A me parametra zero

Lajm i bujshëm nga Italia, Ilkay Gundogan transferohet në Serie A.

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Etihad në verë pas shtatë viteve si futbollist i Citizens.

Gundogan ka luajtur në 28 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 2 gola, ndërsa kontrata i skadon në fund të sezonit.

Mesfushori 32-vjeçar nuk do ta rinovojë kontratën me Citizens dhe karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan, Inter dhe Juventus do të duelojnë në merkaton e verës për kartonin e Gundogan.

Mbetet ta shohim se te cili gjigant italian do të transferohet Gundogan në merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here