PSG dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Alessandro Bastoni, është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pas zërave se në verë do të largohet nga Meazza.
Bastoni ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2024 dhe në verë drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.
Interesim për Bastonin kanë shfaqur disa gjigantë europian, ndërsa sipas së fundmi PSG është përfshirë në garë për 23-vjeçarin.
Calcio Mercato, shkruan se Parisienët i kanë propozuar Interit një shkëmbim mes Bastonit dhe dyshes Sanches-Kimpembe.
Kimpembe do të ishte zëvendësuesi ideal i Skriniar, ndërsa Sanches do ta zinte vendin e Brozovic, i cili pritet të largohet në verë.
Neroaxurët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.