Rosonerët për shopping te Spurs.
Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në tetë ndeshje kanë pësuar pesë humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.
Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.
Në San Siro pritet revolucion i vërtetë, ndërsa sipas raportimeve të fundit Rosonerët kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.
Siç raporton, Calcio Mercato, Milan synon transferimin e sulmuesit të Tottenham, Lucas Moura.
Braziliani ka luajtur vetëm 314 minuta këtë sezon dhe nuk bën pjesë në planet e Contes.
Mouras i skadon kontrata me Spurs në fund të sezonit dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.